AROMATIZUES NGA LËNGU I PORTOKALLIT/ Start-up ideja nga të rinjtë nga Maqedonia shpërblehet në garën rajonale

Start-up i gjelbër i Maqedonisë i njerëzve të rinj të cilët nëpërmjet principit të ekonomisë cirkulare do të prodhoj vajra esencial dhe aromatizues të fituara nga lëvoret e portokallit, ka fituar çmim në garën rajonale për biznese të gjelbër “Balkan Green Ideas”, që u mbajt mbrëmë në Beograd.

Shoqata për inovacione sociale “ARNO” informon se janë ndarë pesë cmime, ndërsa në kategorinë “ideja embrionale” më së mirë është ranguar ideja e ekipit të ri të “O-kryg” nga vendi jonë.

“Fitoja në garën rajonale për ide të gjelbra për ne do të thotë se do të sigurojmë pajisjen për fillimin e prodhimit. Ne fokusohemi në themelimin e bashkëpunimeve me njerëzit dhe bizneset, promovimin e ndërmarrësisë së gjelbërt dhe sigurimin e punës për të rinjtë të margjinalizuar. Shpresojë se aromatizuesi ynë nga portokalli së shpejt do t’i zëvendësoj të gjithë aromatizuesit e dëmshme në shtëpitë, zyrtar, hotelet, makinat”, ka deklaruar Marija Burgieva, fituese.

Dy shpërblimet e tjera që u ndanë ishin për “NewPen” nga Serbia dhe “Pasuritë e shijshme të Permetit”.

Në kategorinë e bizneseve të gjelbra u ndanë për “Paleovraha” nga Greqia dhe “Projekti botanik” nga Kosova. Fituesit e kategorisë së parë kanë fituar nga 5000 dollarë, ndërsa idetë e gjelbërta, fituan nga 10 mijë dollarë.

Gara u mbajtë në dy ditë dhe gjithsej kanë marrë pjesë 21 ide inovative nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë.

Burimi: licevlice.mk

Përgatiti: Schoolture.info