Shoqata për inovacione sociale “ARNO” ka shpallur idetë fituese nga gjenerata e parë e programit për ndërmarrësi sociale.
“Skopje goes Zero Waste”- biznes social për shitjen e produkteve me ose paketim të ripërdorshëm dhe “Football Frame”- platforma për promovimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës janë idetë fituese në programin “RISE”.
Në gjeneratën e parë të ndërmarrësve social të rinj në vendin tonë kanë marrë pjesë tetë ekipe në programin për zhvillim të kapaciteteve të tyre, njohurive dhe motivimit. Ekipet i kanë zhvilluar idetë e tyre për biznese sociale të cilët do të kenë ndikim pozitiv mbi natyrën dhe bashkësinë, promovojnë bashkëpunimin dhe kanë potencial për zhvillim rajonal.
“Skopje goes Zero Weast” është biznes social për shitjen e produkteve nga prodhues të vegjël vendos, në kuadër të së cilës do të angazhohen pensionist ose persona të cilët janë tepricë teknologjike.
“Football Frame” është platformë digjitale qëllimi i së cilës është promovimi i bukurive të lojës së futbollit, vlerat pozitive dhe luftën kundër mungesës së aktivitetit fizik në përditshmërinë.
Për idetë programi ka siguruar ndihmë financiare prej 2500 euro dhe përkrahje shtesë në kuadër të fazës iniciale.
Fituesit do të kenë edhe përkrahje mediale, mbështetje mentorimi nga një IT kompani, ekobrendim dhe përkrahje të platformës digjitale nëpërmjet baner reklamues.
Burimi: Radiomof
Përshtati: Schoolture.info