Boris Milosiq nga Spliti i Kroacisë ka thyer rekordin botëror për ecjen më të gjatë nënujore me një frymë. Ai ka ecur 96 metra brenda 3 minutave e 34 sekondash.
Sfidën botërore e realizoi në një pishinë e cila pati dhe publik derisa Boris ishte ne tentativë për të thyer rekordin ekstrem.
Për të arritur këtë titull botëror atij iu desh të stërvitej pesë herë në javë. Boris tani është 25 vjeçar ndërsa pasioni i tij për zhytje nën ujë është shfaqur tek ai që kur ishte 7 vjeç./ Alsat.mk