VIDEO/ Qëndroi 22 orë në det të hapur, 69-vjeçari shpëtohet mrekullisht

Një burrë 69-vjeçar u shpëtua nga rojet bregdetare të Japonisë, pasi kishte qëndruar 22 orë në det të hapur, mbi motorin e varkës që i ishte përmbysur.

Në videon e filmuar nga ekipi i shpëtimit, duken pamjet ku burri qëndron i kapur pas një pjese të helikës së motorit, ndërsa roja bregdetare përpiqej ta shpëtonte.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur për në ishullin turistik Yakushima pasdite të së shtunës, kur varka e tij u përmbys.

Kolegët e tij kontaktuan rojet bregdetare të Japonisë pas incidentit, por ai u arrit të gjendet të nesërmen rreth 30 kilometra larg, në det të hapur.

Burri ka pësuar një dëmtim të lehtë në kyçin e këmbës së majtë, por është jashtë rrezikut për jetën.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/12/fQ559bcC8mqcODafiDeh_05_71e592e21ead1a3730fe92a6951bf19d_video_720p_converted.mp4