Shoferi i një veture në Milwaukee të SHBA-ve, i mbijetoi përplasjes dhe dëmtimeve fatale edhe pasi ra nga 22 metra lartësi në një urë që lidh qytetet e mëdha amerikane.
Departamenti i Transportit në Wisconsin, ka publikuar pamjet e veturës që godet pjesën mbrojtëse të urës dhe përfundon i përplasur në rrugë.
Ai u rrëzua nga 22 metra lartësi, por mrekullisht i shpëtoi vdekjes edhe pse në pamje të parë dukej sikur nuk kishte gjasa t’i shpëtonte më të keqes.
Autoambulanca e dërgoi me urgjencë në spital, ku pas ndërhyrjes gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.