VETËDIJA/ Neproshten, kafen mund ta merrni, jo të uleni!, ja pse

Në Neproshten të Tearcës  pronaret e lokaleve kanë mbyllur dyert për klientët, ndërsa kafe shërbejnë vetëm për me vete. Këtë iniciativë ata e kanë marr për të mbrojtur qytetarët nga infektimi me koronavirus.

 “Gjendemi tek njëri nga lokalet në fshatin Neproshten të komunës së Tearcës. Në këtë lokal nuk shërbehet kafe, vetëm mund ta marrësh atë për me vete. Këtë vendim e kanë marrë vetë pronarët e kafeneve me qëllim që të ulin sa më shumë numrin e të infektuarve”, raporton Senat Zylbehari – gazetar TV21.

Banorët e përshëndesin  këtë vendim  dhe mendojnë se edhe fshatrat tjerë duhet të marrin kësi lloj masash që të mbrohen nga virusi.

“E kemi marr për shkak të infektimeve, rritja e infektive që behët për atë, shumë është i drejtë. Të gjithë duhet ta bëjnë edhe fshatrat tjera duhet ta bëjnë. Ka pesë apo gjashtë ditë që është bërë,  por kryesoja është se mirë është bërë edhe të gjithë duhet të bëjmë nga pak, për ta ndaluar këtë gjendje”.

“Vetë banorët kanë marr vendim që t’i mbyllin, merr edhe shko”

Edhe kryetari e bashkësisë lokale të fshatit Neproshten  Nazmi Azizi thotë se vendimi është i duhur, por se nuk ka qenë vendim i bashkësisë

 “Është marr vetvetiu, nuk ka vendim bashkësia lokale edhe nuk mund të jap vendim bashkësia lokale. Ka organe kompetente që merren me këtë punë, jo të shkoj dikush kokë më vete. Unë jam pro këtij vendimi por jo në këtë mënyrë, duhet të mbahet mbledhje të thirren anëtarët e këshillit të bashkësisë lokale edhe të vendoset”, u shpreh Nazmi Azizi – kryetar i Bashkësisë Lokale.

Edhe pse në këtë fshat numri i të infektuarve, sipas banorëve, nuk është më shumë se shtatë, megjithatë Neproshteni u bë shembull për atë se si edhe fshatrat tjerë të mbrohen nga shpërndarja e virusit.

Burimi: TV21