Shërbimi Bregdetar i Greqisë dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë sot për të gjashtën ditë radhazi kërkimin e shtetasit maqedonas të humbur në Halkidiki, transmeton Portalb.mk.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njoftoi mbrëmë se në kërkim do të përfshihen si deri më tani disa anije të rojes bregdetare greke, një helikopter, si dhe një automjet tokësor dhe vullnetarë nga popullata vendase.
Paralelisht, shtuan ata, se zyrat tona përfaqësuese mbeten në kontakt intensiv me institucionet kompetente të Greqisë dhe familjen e të zhdukurit.
Praktika e zakonshme e shërbimit bregdetar grek është që kërkimi të zgjasë 72 orë, pra tre ditë pas zhdukjes, por kjo periudhë është zgjatur pas bisedës telefonike mes krerëve të dy misioneve diplomatike, Bujar Osmani dhe Nikos Dednias.
Aksioni i shpëtimit dhe kërkimit filloi të shtunën pasdite, kur tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut u futën në det në plazhin Miti në Posidi të Halkidikit. Disa prej të pranishmëve në plazh kanë vënë re se notarët ishin larguar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin bregdetar dhe më pas ka nisur aksioni.
Njëri nga tre miqtë, 25-vjeçari Vasil, u shpëtua të shtunën pasi qëndroi rreth dy orë në ujë, ndërsa të dielën pas rreth 20 orësh në det u gjet edhe Ivani 30-vjeçar.