Varianti i ri i Omikronit mbërriti në Maqedoni, 35 persona të infektuar


Variantet e reja të virusit korona regjistrohen edhe në vendin tonë. Sipas metodës se sekuencionimit të Institutit të shëndetit publik, 35 raste u evidentuan të variantit të Omicron BA.4 dhe BA.5. Nëse gjatë kësaj periudhe të vapës së verës keni pasur temperaturë, bark qitje, kollë e thatë me shumë gjasë kemi qenë të prekur nga këto dy nën variante të Omicron. Kreu i Institutit, Shaban Mehmeti tha se dy variantet janë kryesisht me simptome të lehta, por bën thirrje për kujdese gjatë frekuentimit për sezonin veror.

“Manifestimet klinike janë kryesisht të lehta, paraqitja e nën varianteve të Omicron është shprehur në nivel global, ku në Evropë më të shprehura janë BA.4 dhe BA.5. Tani jemi në një valë të rritjes së rasteve pozitive, por akoma nuk ka arritur piku. Kjo vjen nga periudha e pushimeve, frekuentimit të shpeshtë, qëndrimet e përbashkëta të njerëzve në grupime familjare e shoqërore”, tha Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.

Gjatë javës që lamë pas ISHP ka evidentuar 4,389 raste pozitive apo 55% më tepër se java paraprake. Në 7 ditët e fundit janë bërë mbi 10 mijë PCR teste. Në kurim spitalor 171 pacientë janë duke u trajtuar në gjithë vendin, ndërsa raporti i ISHP tregon 9 vdekje më tepër nga java që shkoi. Shabani tha se janë rihapur tri qendrat e vaksinimit në Shkup, në Poliklinikat e Jane Sandanskit, të Bukuresht dhe të Çairit.
Sipas raportit javorë të ISHP-së, qytetet më kritike janë Shkupi, Kumanova, Manastiri, Ohri dhe Prilepi.

“Ju rekomandojmë të gjithë qytetarëve, të cilët nuk janë vaksinuar që të vazhdojnë vaksinimin. Tani kemi aplikimin edhe të dozës së katër apo boost-er i dytë të vaksinës anti-kovid. Gjithashtu, qytetarë vazhdoni respektoni rregullat e arat nga Convid-19, bartja e maskave në ambiente të mbyllura, distanca, higjiena”, u shpreh Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me virusin korona në botë, është në rritje prej 1 muaji. Varianti BA.5 shmangë mbrojtjen imune, të siguruar nga vaksinimi ose nga infeksioni mëparshëm. Por, nuk është agresiv dhe kalohet me lehtësi pa pasoja fatale. Vdekje shkakton vetëm në raste shumë të komplikuara, kur pacientët janë me komorbiditete. Parashikohet edhe modifikimi i vaksinave anti kovid. /Alsat.mk