Numri Evropian për raste emergjente 112 nga sot është lëshuar në përdorim edhe për qytetarët e Maqedonisë të cilët në raste urgjente me thirrjen e numrit 112 për një kohë shumë të shkurtër do ti marin shërbimet e policisë urgjencës mjekësore, zjarrfikësve pa marrë parasysh se ku ndodhen .Numri I urgjencës është paraparë si shtesë e numrave egzistues për raste emergjente për të gjitha nevojat e qytetarëve.
Vendosja e gjithë sistemit të numrit 112 për raste emergjente është mbështetur nga Bashkimi Evropian me 2.3 milion euro, përfshi harduerin, softuerin si dhe mbështetjen profesionale. Shfrytëzues direkt është Qendra për Menaxhim me Kriza.