Deri më 2 gusht do të jetë e hapur mundësia për të aplikuar në Konkursin për të siguruar mbështetje financiare për krijimin e emisioneve televizive në lidhje me trashëgimin kulturore, transmeton Portalb.mk.
“Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje për tenderë për prodhimin e programeve televizive mbi trashëgiminë kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e saj fqinje”, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Vlera e Konkursit është 1350000 euro, detajet tjera gjenden KËTU, ndërsa aplikimi do të bëhet në formë elektronike.