Bazuar në njoftimin e marrë për një produkt të pasigurt të vendosur në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut, – salçiçet e markës “Wudy”, në të cilët është përcaktuar prania e baktereve Listeria monocytogenes ST 155 në një shtet anëtar të BE-së, si pikë kontakti i Sistemit Rapid Food Alert and Food for Animal Nutrition (RASSF) i Bashkimit Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të serive të mëposhtme të pasigurta të këtij produkti.
Në kompaninë importuese është bërë kontroll i jashtëzakonshëm dhe është konstatuar se në seritë e konstatuar, 3030 kilogramë e gjetura, të cilat disa herë janë importuar në vend, ndodhen në magazina, të cilat janë vendosur nën mbikëqyrje zyrtare.
Këto sasi do të asgjësohen në mënyrë të padëmshme bashkë me sasitë që do të tërhiqen nga tregu.
Italia njoftoi për produktin e pasigurt nëpërmjet sistemit RASSF të BE-së, i cili, bazuar në shfaqjen e helmimit të shkaktuar nga bakteri patogjen Lysteria monocitogenes ST 155, krijoi njoftimin e lartpërmendur, i cili u mbështet edhe nga analizat laboratorike. Seritë e kontestuara nga prodhuesi Agricola Trevalli Soc Coap ARL nga Italia janë importuar në vend përmes kompanisë Kolid S Team nga Koleshino Strumica.