Sipërmarrja sociale si mjet për përfshirje – shënohet Dita  Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara  

 
Dje më 4 dhjetor në ndërmarrjen sociale “Countryside Retreat”, në f. Opila të Rankovcës, nën moton “Të gjithë jemi të barabartë!”, u  shënua Dita  Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara.
 
Në këtë ngjarje, përveç programit muzikor dhe socializimit, u mbajt një panel diskutimi mbi sipërmarrjen sociale si mjet për përfshirje, një mini panair i ndërmarrjeve sociale, si dhe u ndanë certifikata mirënjohjeje për palët e interesuara nga të gjithë sektorët që me punën e tyre,  bëjnë punë të mira  në komunitet  .
 
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë përvojat dhe mendimet e panelistëve David Nedelkovski nga “Goat Milk Mountain” (mbarështues i dhive dhe prodhues i produkteve të qumështit të dhisë nga fshati Rashtak) dhe Predrag Stoshiq (Drejtor i ndërmarrjes sociale Radanska Ruzha nga Serbia). Gjithashtu u parashtruan  pyetje që do t’i ndihmojnë ata të forcojnë ndërmarrjet e tyre sociale, të mësojnë më shumë rreth mundësive të vendosjes së produkteve, bashkëpunimit, burimeve të financimit ose të frymëzohen për ide të reja për bizneset me ndikim social.
 
“E përbashkëta e  ajvarit serb dhe djathit maqedonas,  nuk është vetëm fakti se si shije këto produkte  shkojnë më së miri së bashku (ashtu si bashkëpunimi ndërkufitar mes  dy vendeve tona fqinje), por se ato janë shembuj të bizneseve që janë lokale, që bëjnë mirë për njerëzit, dhe janë histori që mund të gjenden në tregjet europiane dhe tregojnë për potencialin e ekonomisë solidare. Të gjithë duhet të gjejmë mënyra për të mbështetur ndërmarrjet sociale, të cilat nga ana e tyre mund të mbështesin grupe të ndryshme qytetarësh përmes përfshirjes në punë. Ky është një nga mesazhet e projektit tonë ndërkufitar, të cilin po e zbatojmë me “Trag Foundation” dhe “Optimist” nga Serbia”, tha Jasmina Said, koordinatore e projektit në ARNO.
  
Ngjarja u organizua nga “Countryside Retreat”,” Europe House”  nga  Kriva Palanka dhe shoqata “Handicap Plus” , me mbështetjen e komunës së Kriva Pallankës, komunës së Rankovcës dhe projektit europian ndërkufitar “Ndërmarrjet sociale për zhvillim ekonomik dhe përfshirje sociale ” dhe u zbatua nga shoqata “ARNO”.  Për ushqimet  vegjetariane u përkujdesën  nxënësit e shkollës së mesme të hotelierisë “Mitko Pendzukliski” nga Kratova, për muralin me eko-mesazh (Ripërdor-Zvogëlo-Riciklojnë) nxënësit e shkollës së mesme artistike “Lazar Liçenoski” nga Shkupi,  ndërsa Natalija Danailova  dhe bendi i saj,  u përkujdesën për  programin muzikor.
 
“Jam ende e impresionuar  nga ngjarja e djeshme dhe jam  gjithë adrenalinë. I jam shumë mirënjohës të gjithëve që erdhën ,  kaluam shumë mirë. Kishte shoqëri, kishte ide për bashkëpunime, njohje. I jam shumë mirënjohës Ministrit të Bujqësisë – z. Ljupço Nikolovski, i cili dje deklaroi se do të vazhdojë t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit gjatë gjithë vitit, këto mjete do t’i dhurojë për fermën tonë këtë vit dhe do t’i shpërndajmë aty ku është më e nevojshme. Jam pa fjalë.  Faleminderit të gjithëve për besimin dhe respektin”, tha Maria Duda, themeluesja e “Countryside Retreat”.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, pjesëmarrës nga Akademia për Ndërmarrësi Sociale, përfaqësues të pushtetit lokal, komunitetit të donatorëve, përfaqësues të sektorit civil, ndërmarrjeve sociale (Kiko nga “ Lice vo Lice”  që shiti edhe kartolinat e Vitit të Ri) dhe vizitorë të shumtë.
 
Projekti “Ndërmarrjet Sociale për Zhvillim Ekonomik dhe Përfshirje Sociale”,  financohet nga Bashkimi Europian,  përmes Departamentit për Negocim dhe Financim të Programeve nga fondet e BE-së të Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë (programi IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar Republika e Serbisë-Maqedonia e Veriut 2016-2020), dhe zbatohet në partneritet me shoqatat “ARNO” nga Maqedonia e Veriut, Optimist dhe Fondacioni Trag (koordinator) nga Republika e Serbisë.