Një autobus shkolle është sulmuar me armë këtë të premte në Kosovë, në Gllogjan të Deçanit.
Tre persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre shoferi i autobusit dhe dy persona të tjerë, një nga ta është i lindur në vitin 2003.Kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, sipas mediave vendase.“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.