SchoolNFO/ Temperaturat e larta rikthejnë betejën e qytetarëve me mushkonja

Të gjithë e duan verën, por askush nuk i do mushkonjat. Sezoni i ankesave nga mushkonjat dhe insektet tjera tashmë ka mbërritur, shkruan Alsat. Më së shumti vuajnë ata që banojnë pranë lumenjve, liqeneve, kënatave dhe të ngjashme.

“Natën. Po, natën ka, por jo edhe aq shumë. Ndikon papastërtia. Mos mbajtja e pastërtisë nga ana e Higjienës Komunale.

“Si jo, kemi, por jo si vitet e kaluara”.

“Po pengojnë, hyjnë nëpër sy. 01:01 Prej mbeturinave po, mund të mblidhen nga mbeturinat. I pastrojnë dy herë në javë”.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se spërkatja kundër mushkonjave planifikohet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.

“Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e qytetit të Shkupit do të bëhet Dezinsektimi nga toka kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga nesër 22.06.2022, (e mërkurë) deri të shtunën (25.06.2022), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme. Dezinfektimi me avion kundër formave të rritura të mushkonjave, nga ana tjetër, do të bëhet më datën 25.06.2022 (e shtunë) dhe më datën 26.06.2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit. Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë spërkatjen, dezinfektimi do të bëhet në të njëjtën kohë ditën e parë pasardhëse kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në periudhën kur bëhet spërkatje bletarët duhet të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve ngamuAlsat.mk