SchoolNFO/ ESHS: Mbi 100.000 persona të papunë, 768.549 qytetarë nuk kërkojnë punë

Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave të marra nga regjistrimi i vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i popullsisë në moshë pune kategori 15 vjeç e lartë është 1.525.366 persona.

Prej tyre, 717.769 persona janë popullsia aktive, përkatësisht personat që punojnë ose kërkojnë punë.

Prej tyre 608.520 persona janë të punësuar dhe 109.249 persona janë të papunë.

Numri i personave joaktivë është 768.549.

Sipas nivelit më të lartë të shkollimit pjesa më e madhe e të papunëve ose 56701 persona kanë arsim të mesëm nga të cilët 34313 meshkuj dhe 22388 femra.

Sipas aktivitetit shumica e të punësuarve ose 123347 persona janë në industrinë e përpunimit nga të cilët 65751 meshkuj dhe 57596 femra.

Në totalin e popullsisë rezidente, numri i personave me aftësi të kufizuar është 94 412 ose 1.8 për qind nga mosha 0 deri në 14 vjeç, 43.5 për qind nga 15 deri në 64 vjeç dhe 54.8 për qind nga mosha 65 vjeç e më shumë.

Sipas llojit të aftësisë së kufizuar, peshën më të madhe prej 40.8 për qind ose 38.499 e kanë personat me vështirësi në lëvizje – thuhet në njoftimin e ESHS-së.

Enti i Statistikave ka raportuar gjithashtu se nga 839.174 banesa, 531.987 banesa ose 63.4 për qind janë të banuara, ndërsa 307.187 banesa ose 36.6 për qind janë të pabanuara.