Rusi- Tragjedi në një shkollë në Rusi.
Sipas mediave të huaja njoftohet se një njeri i armatosur vrau nëntë persona, përfshirë pesë fëmijë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Rusi të hënën, teksa autorimenjëherë pasi ka kryer krimin ka bërë vetëvrasje, thanë zyrtarët rusë.
Motivi i të shtënave në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit Udmurtia, rreth 970 km në lindje të Moskës, ishte i paqartë.
Dega e ministrisë së brendshme në Udmurtia tha se trupi i të armatosurit u zbulua nga policia në vendngjarje. Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmuesi kishte vrarë nëntë persona përpara se të kryente vetëvrasje. Viktimat përfshijnë pesë fëmijë, dy mësues dhe dy roje sigurie, tha ministria.
Rusia ka parë disa të shtëna në shkolla vitet e fundit. Në maj 2021, një adoleshent i armatosur vrau shtatë fëmijë dhe dy të rritur në qytetin e Kazanit. Më pak se një vit më vonë, në prill 2022, një burrë i armatosur vrau dy fëmijë dhe një mësuese në një kopsht fëmijësh në rajonin qendror të Ulyanovsk përpara se të bënte vetëvrasje.