Po vazhdonë rritja e personave të infektuar me Kovid 19, ku për 3 ditë nga 2.631 teste të kryera. Janë regjistruar 1,171 raste të reja pozitive me Kovid 19, ndërsa 390 pacientë janë shëruar, ndërkaq 3 persona kanë humbur jetën.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se nga 1171 rasteve të reja , janë regjistruar 275 riinfeksione dhe pjesa më e madhe e të infektuarëve vazhdon të jenë në kryeqytet.
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në televizionin Sitel, ka deklarauar se për çdo ditë rrisin kapacitetet e testimit për COVID-19. I pari i Shëndetësisë theksoi se çdo ditë e ndjekin numrin e personave për testim për COVID-19 në institucionet publike dhe ashtu siç është nevoja ata rrisin kapacitetin e testimit. Sali tha se nuk sheh ndonjë arsye për mosrealizim të planit për pesë ambulantat për kovid të paralajmëruara në territorin e Shkupit, për çka thotë se janë në komunikim me të gjithë mjekët.