REKORD I RI BOTËROR/ Zhvillohet ora më e saktë në planet, nuk humbet asnjë sekondë

Orët atomike konsiderohen si një nga matësit më të saktë të kohës në të gjithë botën.

E tillë është dhe ora atomike e zhvilluar nga fizikanët nga Universiteti i Wisconsin-Madison, e cila është aq e saktë sa që mendohet se do të humbasë vetëm një sekondë në 300 miliardë vjet, sipas një studimi të ri.

Sipas studiuesve, ora ultra e saktë i lejon shkencëtarët të matin me saktësi të madhe valët e gravitetit. Fizikantët nga universiteti “Madison deklaruan se ora atomike mundëson një matje ekzakte të kohës, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror”, shkruan abcnew.al.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan më 16 shkurt në revistën shkencore britanike Nature.