Vitet e fundit, disa kompani kanë punuar në prototipe të avionëve elektrikë që në 2015 CriCri, një avion 100% elektrik njëvendësh i pilotuar nga francezi Hugues Duval. Megjithatë, këta janë avionë me rreze të vogël dhe pak shpejtësi. Pse fluturimi elektrik duket si një mision i pamundur ?
Ka makina elektrike , trena dhe autobusë por avion, jo, të paktën jo avionë në distanca të gjata, të aftë për të transportuar minimumi njëqind pasagjerë.
Faktori i parë që pengon të fluturojmë me emetim zero është pesha e baterive. Kur një avion ngrihet, 20 deri 40% e peshës së tij përfaqësohet nga karburanti. Për të njëjtën sasi energjie të prodhuar, bateritë peshojnë tridhjetë e pesë herë më shumë. “Sa më e madhe të jetë fuqia e kërkuar, aq më i rëndë është avioni”. Vjen një moment kur avioni bëhet aq i rëndë sa nuk mund të ngrihet as nga toka sepse vet bateritë nuk do të jenë kurrë aq të lehta dhe të fuqishme sa të lëvizin avionët dhe anijet në distanca të gjata për një kohë të gjatë.
“Aeroplani më i mirë tërësisht elektrik në treg mund të transportojë dy pasagjerë, të arrijë një shpejtësi maksimale prej 340 km/h dhe të fluturojë për tre orë përpara se të ketë nevojë të rimbush bateritë e tij”, shpjegon Gates. Një Boeing 787 Dreamliner , një aeroplan me përmasa të mesme, transporton 296 pasagjerë, arrin afro 1000 km/h dhe ka një rreze prej 14,000 km.