Gjatë muajve të ftohtë të dimrit, kur duhet të udhëtoni diku, ju ndizni makinën të themi 10 ose 20 minuta më herët para se të niseni, për ta ngrohur paraprakisht.
Kush nuk pëlqen të futet në një makinë të ngrohtë në një mëngjes të ftohtë? Por rezulton se bërja e kësaj mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi.
Sipas ekspertit të makinave Jason nga Engineering Explained, nxehja e motorit para se të ndizet mund të jetë e dëmshme dhe nuk e ndihmon atë.
Në të kaluarën, makinat me karburator kishin nevojë për disa minuta ngrohje në mënyrë që të funksiononte normalisht, por shumë vetura nuk kanë nevojë më për këtë.
Shumica e motorëve tani injektohet me karburant, që do të thotë se nuk keni nevojë të bëni këtë punë.
Ndizni makinën, duke siguruar që të gjitha xhamat tuaj të jenë të pastër nga çdo akull, dëborë ose mjegull dhe atëherë jeni mirë të niseni.
Në këtë mënyrë motori do të nxehet më shpejt, ju do të ngroheni më shpejt dhe do të dëmtoni më pak automjetin tuaj.