Një numër i madh i nxënësve u mblodhën sonte në qendrën tregtare “Biser” në Aerodrom për një “përleshje të organizuar”.Sipas dëshmitarëve okularë, në “luftën e organizuar” u shfaqën më shumë se 300 fëmijë, por për fat të mirë policia reagoi shpejt dhe shpërndau grupet, duke parandaluar incident më të madh.Nga disa foto të shpërndara në internet, shihet se ka ende prani të madhe policore rreth qendrës tregtare, por edhe prani të grupeve më të vogla të nxënësve.“Rrahjet e organizuara” po marrin vrull kohën e fundit. Në muajin e kaluar disa grupe janë përleshur disa herë në lagjen “Debar Maallo” dhe video e këtyre incidenteve janë publikuar edhe në rrjetet sociale.