Përfundoi realizimi i Kongresit të Dytë për Studime Ballkanike

Shoqata për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi”, në bashkëpunim me Universitetin New York Tirana, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, shoqatën ILEM, dhe Presidencën e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike, kanë realizuar Kongresin e Dytë për Studime Ballkanike në hapësirat e Universitetit New York Tirana, nga 16 – 18 Shtator, në Tiranë, Shoqëri.

Pjesë e Kongresit për Studime Ballkanike kanë qenë 28 pjesëmarrës nga 6 vende të ndryshme si Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, dhe Azerbajxhani. Ata kanë prezantuar punimet e tyre shkencore nga 10 disciplina të ndryshme si Histori, Studime të Religjioneve, Gjuhë dhe Literaturë, Studime të Medieve dhe Komunikimit, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sociologji, Ekonomi, dhe Drejtësi.

Kongresi për Studime Ballkanike synon të rrisë cilësinë e studimeve pasuniversitare, ndërveprimin akademik dhe lëvizshmërinë brenda rajonit, duke u ofruar akademikëve të rinj komunikim të gjithanshëm dhe transferim të përvojave.