Me sjelljen tuaj mund ta “detyroni” personin agresiv që të tërhiqet
Truqet psikologjike vërtet mund t’ju a lehtësojnë jetën. Me ndihmën e këtyre dy teknikave do të arrini që të ndërpritni grindjen e padëshiruar apo të qetësoni personin i cili ndaj jush nuk ka ndonjë farë simpatie, transmeton Telegrafi.
Metodat për qetësimin e agresivitetit janë të thjeshta dhe mund të aplikohen në çdo rast.
Efekti i “njeriut i cili ha”
Efekti “i njeriut i cili ha” është njëri ndër truqet që ndërpret çdo grindje për më pak se 1 minutë. Ky truk është bërë i popullarizuar falë videos në të cilën një zotëri ka ndërprerë grindjen me kalimin e tij nëpër tren.
Ka marrë nofkën “Snackman”, sepse ka ndërprerë grindjen e dy njerëzve me vetëm atë që vetvetiu ka ngrënë. Konsumimi i ushqimit ka ndikim qetësues te njerëzit.
Pa e ditur ata këtë, njerëzit të cilët vështrojnë të tjerët se si hanë pavetëdijshëm bëhen më pak agresivë.
Uluni afër “armikut” dhe zvogëloni tensionin
Ky është truku i dytë i cili do të zvogëlojë tensionin e shfaqur midis dy njerëzve.
A keni punuar ndonjëherë me personin i cili haptas nuk ju duron? Nëse mendoni që është shumë afër që t’ju sulmojë verbalisht, uluni pranë atij personi.
Për ta filluar konfliktin me ju do t’i duhej që të kthehej me tërë trupin nga ju. Mirëpo në atë çast do të ketë ndjenjën e fajit, apo do të ndihet keq të flasë fjalë të rënda të cilat i ka pasur ndër mend, kur jeni shumë afër tij, me siguri që do të tërhiqet dhe do të heshtë.