Ndahet nga jeta aktivisti Jeton Aliji

Mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë është ndarë nga jeta njëri nga artistët dhe aktivistët më të dalluar të Gostivarit, Jeton Aliji.

Aliji gjatë jetës ka punuar për disa vite në komunën e Gostivarit, ndërsa qytetarët e mbajnë mend edhe për punën e tij në mediat e qytetit të Gostivarit si një prezantues shumë i suksesshëm. Aliji ka punuar fillimisht në Tv2 dhe pastaj në Tv Globi.

Ishte viti 2016 që Jetoni tregoi një anë tjetër të talentit të tij, fotografinë. Fotoaparati e nxorri në sipërfaqe si një talent të lindur duke lënë gjurmë me fotografitë e tij që kaluan kufijtë e trojeve shqiptare dhe duke u vlerësuar nga revista prestigjioze ku shpesh pushtoi vendet e para.

Vitet e fundit të jetës bashkë me familjen i ka kaluar në Gjermani ku vajti për një jetë më të mirë, dhe gjatë kësaj kohe, është marrë profesionalisht me fotografinë.

Asnjëherrë nuk e harroi vendin e origjinës ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm kadh dhënë edhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në diasporë.

Jeton Aliji rrjedh nga një familje bujare e Malësisë së Gostivarit. Shkollën fillore e ndoqi në vendlindje, në fshatin Sërmnovë për të vijuar shkollën e mesme në Gostivar dhe për të përmbyllur studimet në UEJL-Tetovë, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

I ndjeri la pas vetës dy fëmijë, bashkëshorten dhe nënën e tij. Gostivari Sot