Panairi-online më i madh për punësim ka filluar më 7 tetor dhe do të zgjasë deri më 14 tetor ku janë të hapur mbi 500 vende pune në sektorët IT, financa dhe tregti.
Me një klikim në faqen (www.regionalensaemzavrabotuvanje.com) mund të kontrollohen mbi 80 kompani nga Maqedonia e Veriut dhe rajonit ku janë të hapura mbi 500 vende të lira të punës, prej të cilëve 100 janë nga Maqedonia.
Çdokush i cili do të vizitojë panairin, përpos që mund të aplikoj për vendet e punës, do të mund të bisedojë edhe me punëdhënësin potencial.
Kompanitë në panairin janë: “A1 Maqedoni”, “Kroacia Osigoruvanjë”, “NLB Banka”, “Telekomi i Maqedonisë”, “Alkaloid”, “Vipper.com”, “Magna internacional”, “Teleperformans Skopje”, “Kiel Makedonija”, “Laktalis”, “Loka”, “AD Skopje”, SPASR Kroaci.
Panairin deri sot e kanë vizituar mbi 40 mijë vizitorë nga Maqedonia e Veriut. /Schoolture.info/