Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti në emisionin Oxygen është përgjigjur në disa pyetje, ku flet për Bekim Fehmiun, Faruk Begollin. Ka treguar kë zgjedh teatrin apo filmin, dhe se më me dëshirë merr pjesë në një shfaqje humanitare apo dhuron diçka të gatshme atyre që kanë nevojë, kë e zgjedh mes Talat Xhaferit dhe Kadri Veselit, a vonohet me qëllim në takime si dhe shumë përgjigje të tjera.
Luran Ahmeti një kritikë të madhe ka adresuar drejt portaleve shqiptare. Të njëjtat i sheh si mjet propagandues të shërbimeve të huaja, duke shpërndarë antivlera.
Filmi apo teatri?
Ahmeti: Unë e dua më shumë filmin, por teatri e ka magjinë e vet, pa teatër filmi nuk bëhet. Pak më shumë e dua filmin.
Rolet negative apo pozitive?
Ahmeti: Nga këndi i shikuesit besoj janë ato pozitive, por sipas këndit tim nuk guxoj t’i them sepse prindërit më hidhërohen, se unë në film i preferoj rolet negative ndërsa në teatër jo.
Prishtina apo Shkupi?
Ahmeti: Shkupi është vendlindja ime dhe më këmbëngulje nuk heki dorë nga Shkupi asnjëherë. Por si qendër me zhvillim kulturor, kohëve të fundit Prishtina.
Faruk Begolli apo Bekim Fehmiu?
Ahmeti: Bekim Fehmiu. Edhe Faruk Begolli ka qenë aktor i pakontestueshëm, ka krijuar shumë gjenerata, e ka krijuar Akdeminë, profesor, dhe kush jam unë me e gjyku e as nuk po e gjykoj, mirëpo sipas shijes time, Bekim Fehmiu është aktor i përmasave të mëdha botërore.
Gjuha turke apo sllave?
Ahmeti: Për fat të keq të të dyjave kemi të inkorporuara në gjuhën tonë, që quhen barbarizma. Gjuha shqipe pa këto barbarizma.
Dieta apo pasuli?
Ahmeti: Dietën sië shihet nuk e kam fortë në qejf, ndërsa shijen e pasulit nuk e di, asnjëherë në jetë nuk kam ngrënë. Kurrë në jetë nuk ja di shijen, me ligj e kisha ndalu hahahahha
A vonohesh me qëllim në takime apo me u ba interesant?
Ahmeti: Jo, vonohem pa qëllim edhe më vjen shumë turp që vonohem.
Familja apo aktrimi?
Ahmeti: Familja, para gjithçkaje.
Produksionet turke apo ato të Kosovës?
Ahmeti: Për cilësi produksionet turke kanë më shumë sepse kanë buxhet 50 fish më të madh, për nostalgji dhe gjuhën që përdoret i dua këto të Kosovës sepse flitet shqip.
Rol i vogël që paguhet shumë apo rol i madh pa pagesë?
Ahmeti: Rol i mirë që paguhet shumë. Ndonjëherë kam qejf njërën ndonjëherë tjetrën, ai rol që është më mirë i shkruar dhe më përshtatet atë kam qejf. Ishalla qëllim me u pagu shumë.
Shfaqje humanitar apo të dhurosh diçka të gatshme?
Ahmeti: I kisha bërë të dyja, pa problem.
BDI apo Aleanca për shqiptarët?
Ahmeti: Aleanca për shqiptarët. Jam pjesë e Aleancës. Jam hy sepse për herë të parë pas shumë vitesh, Zijadin Sela së paku nga ato që i deklaron ëhstë më i përafërti me ideologjinë time, në atë që unë besoj, Jam mërzit me qenë vetëm njëri nga ata që rrin në kafe e shanë dhe besoj që së paku duhet me tentu me ndryshu diçka për të mirë.
Talat Xhaferi apo Kadri Veseli?
Ahmeti: Ta them të vërtetën Kadri Veseli, sepse është kryetar i shtetit të Kosovës.
Gazetaria në Kosovë apo në Maqedoni?
Ahmeti: Edhe atje është hiq kërka, bllok delete. Gazetaria jonë, ka studentë të gaetarisë, shkojnë me punu në portal dhe punën e parë e ka: Nusja e filanes veshi dimija. Katër vjet me kry shkollë për këtë punë, duhet pak njeri me u ndal me mendu edhe me thanë: Po më vjen marre prej vetes. Gazetaria te ne, me pas qenë e mirëfilltë nuk kishim qenë në këtë gjendje. Gazetarinë për fat të keq e kemi kërka, e kanë mbytur rrjetet sociale.