Letra e një nëne djalit të vet polic

I dashur bir,

Unë po t’i shkruaj këto pak rreshta në mënyrë që ti ta dish se të kam shkruar. Nëse e merr këtë letër do të thotë që ajo ka ardhur, nëse nuk e merr, më njofto, kështu që unë ta ridërgoj. 

Unë po shkruaj ngadalë sepse e di që ti nuk mund të lexosh shpejt.

Para pak kohësh yt at pat lexuar në gazetë  më par yt atë lexoi në gazetë, se shumica e aksidenteve ndodhin në diametrin prej brenda një kilometri nga shtëpia ku jeton njeriu, prandaj ne morëm vendimin të shpërngulemi pak më larg. 

Shtëpia e re është e mrekullueshme, ka edhe një makinë larëse, por nuk jam i sigurt nëse funksionon. Dje e mbusha me rroba, kur e hoqa ujin, rrobat u zhdukën.

Moti këtu nuk është shumë i keq. Javën e kaluar ka rënë shi dy herë: hera e parë për tri ditë dhe të dytën për katër.

Unë gjithashtu dua të të bëj me dije se babai yt ka një punë të re: ai tani ka 500 veta nën vete, në fakt ai kosit barin në varreza.

Sa i përket xhaketës që kërkove, xhaxhai yt Piero (Pjetri) më tha se dërgimi i saj me pulla, do të ishte shumë i shtrenjtë (për shkak të peshës së pullave). Kështu që unë ia hoqa. Nëse mendoni t’i qepësh përsëri, i gjen në xhepin e brendshëm. Aty i futa të gjitha.

Vëllai yt Giuseppe (Xhuzepe, Zefi) bëri një budallallëk të madh me makinën: ai doli dhe e mbylli derën me hov dhe i la çelësat brenda. Kështu që ai u desh të shkonte në shtëpi për ta marrë çelësin e dytë, dhe kështu ia dolëm edhe ne të dalim nga makina.

Nëse e sheh Margeritën përshëndetet prej meje. Nëse nuk e sheh, mos i thuaj asgjë.

Tani të përshëndes sepse duhet të nxitoj për në spital: motra jote është gati të lindë, por nuk e di ende nëse do të ketë një djalë apo një vajzë kështu që nuk mund të të them, a do të bëhesh xhaxha, apo hallë! 

Një përqafim të madh nga nëna jote që të do aq shumë.

P.S.

Desha t’i fus ca lekë brenda, por tashmë e kam mbyllur zarfin! 

Nga italishtja Lis Bukuroca