KRIPTOMONEDHAT/ Pse të gjithë po flasin për Cardano-n?

Edhe pse një një kriptovalutë më pak e njohur krahasuar me Bitcoinin apo Ethereum, Cardano (ADA) ka rendur për t’u bërë e treta në treg pas dy të mëdhave. Madje, gjatë ditës së djeshme Cardano (ADA) theu edhe kriptovalutën e Binance (BNB).

Me çmimin aktual prej 2.82 dollarë, kapitalizimi i tregut të Cardanos është 90.60 miliardë dollarë, sipas CoinMarketCap. Çmimi i saj është rritur me gati 11.3 përqind në 24 orët e fundit. Ritmi i rritjes është gjithashtu më i shpejtë se Bitcoin apo Ethereum duke u zgjeruar me 1 444 për qind brenda vitit.

Sipas MoneyControl, tregu i kriptomonedhave është rritur në dy javët e fundit me një kapital total prej 2 trilion dollar.

Bitcoin dhe Ethereum janë violin e parë edhe pse ranë gjatë majit, megjithatë edhe Cardano (ADA) nuk qendron pas.

Cardano konsiderohet një rival i drejtpërdrejtë i Ethereum dhe Solana. Rritja e saj e fundit erdhi pasi azhornimit të ri “Alonzo” që u njoftua disa ditë më herët. Përditësimi ka të bëjë me “Smart Contracts” duke shënuar një pikë kyçe në rrugëtimin e Cardanos (ADA).

Trendi rritës i Cardanos u nxit edhe nga lajmi se gjatë 25 gushtit ajo do të listohet edhe në Japoni, treg i cili  considerohet se ka kriteret më strikte të listimit në të gjithë botën. Me listimin në Japoni, Cardano bëhet kështu kriptomonedha e katërt që tregtohet aty pas Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin. /abcnews.al