Në Pekin të Kinës kanë përfunduar punimet e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar më të madh në botë të quajtur “Dasing”.
Sipas udhëheqësit të projektit për ndërtimin e aeroportit Li Danhua “Dasing”, nuk bëhet fjalë për vetëm një aeroport por për ndërtimin e një “kryevepre” në të cilën janë investuar rreth 400 miliardë yuan (rreth 60 miliardë dollarë).
Hapja e njërit terminal që ka formën e “Feniksit të artë” prej afro një milion metra katrorë është paraparë të ndodhë më 30 shtator, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, e projektin nga fillimi e ka ndjekur me vëmendje presidenti Xi Jingping.
Aeroporti gjendet në jug të Pekinit, rreth 46 kilometra nga qendra e qytetit. Arsyeja kryesore për ndërtimin e këtij aeroporti , është zvogëlimi i kaosit të krijuar në aeroportin “Shoudu” që konsiderohet si një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.
Distanca mes dy aeroporteve do të jetë rreth 67 kilometra, kurse gurthemeli i tij ishte vënë më 26 dhjetor të vitit 2014, e ndërtimi kishte filluar më 15 mars të vitit 2016.
Aeroporti i ri do t’i ketë katër piste dhe brenda një viti do ketë 620 mijë fluturime. Me këtë projekt është paraparë që deri në vitin 2025 kapacitet e tij të jenë 72 milionë pasagjerë. Ai shtrihet në mbi 800 mijë metra katrorë që i bie përafërsisht sa 100 fusha të futbollit. /Telegrafi/