Këshilli për Etikë i Medias në Maqedoni dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, pas fillimit të luftimeve në Ukrainë, u bëjnë thirrje mediave që të informojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm maksimal, pa kontribuar në përhapjen e spekulimeve dhe të pavërtetave në opinion, përcjell Nistori.
Presim që media t’i përmbahet rreptësisht Kodit të Gazetarëve, objektivitet dhe verifikimin maksimal të burimeve dhe informacionet e vendosura në rrjetet sociale të përdoren me kujdes të veçantë.
Kujtojmë se media në asnjë rast nuk duhet të keqpërdor për të përhapur gjuhë radikale dhe nxitëse, triumfalizëm ushtarak dhe gjuhë urrejtjeje.
Rekomandojmë redaktorët që të kenë kujdes të veçantë në publikimin e fotografive dhe regjistrimeve të të plagosurve apo të vrarëve, duke qenë se bëhet fjalë për një material delikat me përmbajtje shqetësuese, i cili mund të arrijë kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe të miturve.
Ftojmë qytetarët të cilët do të vërejnë raportime joprofesionale gazetareske që menjëherë të reagojnë në KEMM duke parashtruar ankesë kundër mediave në linkun në vijim: https://complaints.semm.mk/