Peshon 2.400 kilogramë dhe e vë në lëvizje motori 6.6 litra V12, që sipas të dhënave zyrtare shpenzimet e tij arrijnë deri në 21 litra në 100 kilometra.
Bëhet fjalë për veturën Rolls-Royce Phantom,që gjatë vozitjes nëpër qytet rrit dukshëm shpenzimet, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht që ka rezervuarin me 83 litra, nëse vozisni një veturë të tillë dhe keni hyrë në “rezervë” atëherë do të keni pak kohë për të reaguar.
Një përvojë të tillë e ka përjetuar një shofer që kishte mbetur në mes të një rruge në Rumani – në afërsi të një resorti turistik Mamia në brigjet e Detit të Zi, që gjatë muajve të verës vërshohet nga turistët.
Megjithatë nuk dihet nëse treguesi i derivateve nuk ka funksionuar, apo thjesht shoferi e ka neglizhuar, por një gjë është e sigurtë që shoferi është ndjerë i turpëruar në një situatë të tillë – marrë parasysh vlerën e kësaj veture – 300.000 euro.
E pamjet e këtij momenti deri më tani e kanë shikuar nga shumë njerëz, dhe më pas është publikuar edhe nga televizionet e ndryshme rumune. /Telegrafi/