Një ekran i madh ra mbi një gazetar gjatë programi të drejtpërdrejt televiziv në një prej mediave kolumbiane.
Ai që e pësoi qe gazetari Carlos Orduz. Për fat të mirë, Orduz nuk pësoi dëmtime serioze.
Ai gjithashtu postoi në rrjetet sociale një rrëfim për publikun.
“Për të gjithë ata që më shkruajnë dhe pyesin se si jam pas aksidentit që ndodhi natën e kaluar, duhet të them se jam mirë. Falënderoj Zotin, të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe pjesa tjetër kanë treguar se nuk ka asnjë lëndim përveç mavijosjeve,” tha ai. /tesheshi.com/