Riccardo Tisci prezantoi koleksionin e tij të veshjeve për burra vjeshtë-dimër 2021 për Burberry.
Sfilata e modës u zhvillua në Londër.
Tisci tha se donte të festonte lirinë e shprehjes me këtë koleksion.
“Ky koleksion është një dedikim për lidhjet midis njerëzimit dhe natyrës, ku ne mund të jetojmë të lirë dhe të zbulojmë mënyra të reja shprehjeje. Koleksioni është për ata që përcaktojnë rrugën e tyre, një energji dhe forcë e tillë e ka frymëzuar këtë koleksion,” tha Tisci.
Hidhni një vështrim se cilat do të jenë këto trende, kur bëhet fjalë për burrat.