Gadaf Rexhepi në Panelin e “Racio”-s: Shqetësuese është përqindja e rinisë e cila është e papunësuar

Profesori Universitar Gadaf Rexhepi në Panel Diskutimin e Racio-s, tha se është fakt i mirë që papunësia në vendin tonë është ulur, Megjithatë sipas tij, shqetësuese është fakti se papunësia është e lartë tek popullata më e re, tek ajo e moshës deri në 29-vjeçare.

Sipas tij, ajo sillet rreth 30% ndërsa sa për krahasim në Bashkimin Evropian ky numër është 10%.

Rexhepi tha se shqetësuese është fakti se të rinjtë nuk u besojnë politikave që promovohen në vendin tonë.

“Kjo për mua paraqet një shqetësim ngase të rinjtë nuk po besojnë asnjë politike të cilën e promovojmë. Mendojë se politikbërësitë duhet të merren me atë se përse nuk na besojnë. Personalisht nuk mendoj se gjendja është aq e keqe. Mendojë se duhet të mendojnë se pse është ky mosbesim, ky pesimizëm”, tha Profesori Universitar Gadaf Rexhepi.

Ai tha se tre janë çështjet që duhet punuar në vendin tonë, njëra është ngritja e cilësisë së arsimit, ekonomisë dhe llogaridhënia.

“Ne në Maqedoni kemi problem me llogaridhënien. Kemi mendësi, një mentalitet që nuk ka llogaridhënie. Bëhet një drejtor shkolle, apo spitali, dështon ndonjë projekt por nuk ka llogaridhënie në asnjë rast.  Shumica e punësimeve në sektorin privat. Ne kemi problem me ata që jo vetëm që nuk janë të punësuar, por edhe ata që janë të punësuar. Arsimi duhet të koordinohet. Universitetet duhet të koordinohen me sektorin real. Duhet sa më shumë bashkëpunim ndërmjet sektorëve”, u shpreh më tej Rexhepi.

Mesazhi i tij final ishte se gjendja megjithatë nuk është e keqe dhe se ka përmirësime por që duhet pritur dhe shpresuar për ditë më të mira. /Schoolture.info/