Me shitore të braktisura dhe rrugë gati boshe, qyteti i vogël i Vallandovës është si shumë qytete tjera në Maqedoninë e Veriut ku të rinjtë në numër të madh shpresojnë se do të gjejnë jetë më të mirë në migrim. Kështu fillon raportimi i France Presse për migrimin e vendeve të rajonit.
“Ashtu sikurse vendet tjera në Ballkan, Maqedonia e Veriut lufton me rënie alarmante demografike e nxitur nga emigrimi masiv. Vendi humb 10% të popullatës në 20 vite, ndërsa tani numëron 1.8 milionë banorë sipas regjistrimit preliminare të regjistrimit të popullsisë në shtator. 200 mijë banorë më pak se regjistrimi i fundit në vitin 2002”, shkruan France Presse.
Ata theksojnë se 30 vjet pas pavarësisë së vendit, rreth 600 mijë qytetarë nga Maqedonia e Veriut jetojnë jashtë vendit dhe këto janë të dhënat e Bankës Botërore dhe qeverisë në Shkup.
Sipas Agjencisë France Presse, ndër arsyet kryesore e këtij emigrimi është rritja e dobët ekonomike dhe mungesa e investimeve.
“Nëse 1/4 e 2.4 milionë banorë kanë ikur, atëherë duhet seriozisht të shqetësoheni se çfarë po ndodh”, thotë Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.
Fshatrat dhe qytetet e vogla siç është Vallandova ofrojnë pak mundësi për punë dhe bën trysni te personat ambicioz të kërkojnë punë në vend tjetër.
Nga kjo agjenci e lajmeve theksojnë se rruga e Maqedonisë së Veriut u bllokua së pari nga Greqia dhe më pas nga Bullgaria, ndërsa për ata që mbesin në vend, paga mesatare është 470 euro dhe mezi po i kënaqin nevojat primare./Telegrafi/