Videoja e realizuar në vitin 2010, shfaq BMW-në e Mate Rimacit duke bërë gara në rrugë në qytetin e Osjekut në Kroaci, duke ua rikujtuar të gjithëve suksesin e madh të kroatit që e arriti në këto dhjetë vitet e fundit.
Mate Rimac në profilin e tij në Facebook e ka publikuar videon 11 vite të vjetër. Në atë kohë kishte marrë pjesë në garat e rrugë me veturën e tij BMW, e cila në një moment mbeti edhe pa motor, transmeton Telegrafi.
Kështu Mate që asokohe ishte 22-vjeçar vendosi të ndërtojë një motor elektrik për veturën e tij. Asokohe askush nuk do ta besonte që Rimac një dekadë më vonë do të jetë një prej njerëzve më të suksesshëm në auto-industri.
Ai së fundmi është bërë kryelajm i mediave botërore, duke marrë në pronësi një pjesë të aksioneve të Bugatti me qëllim që të krijoj një markë të re. /Telegrafi/