Fabrika e makinës super të shpejtë ”Ferrari” në Maranello dhe Modena i janë kthyer punës me kapacitet të plotë, siç kërkohet nga plani ”Back on Track”, i publikuar javët e fundit, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
Makina e parë që doli nga linjat e serive speciale, pas shtatë javësh në të cilat prodhimi u pezullua disa orë pas mbylljes ishte një ”Ferrari Monza SP2” gri në të zezë.
Në ditët në vijim modelet ”812 GTS”, ”Grey GTS” dhe një ”F8 Tributo” do të jenë ndër makinat e para që do të prodhohen.
Të tre modelet janë të gatshme t’u dorëzohen pronarëve të tyre përkatësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Australi dhe Gjermani.