Parku me energji diellore i Volkswagen është ndërtuar në vitin 2013 dhe përfaqëson një nga fushat më të mëdha diellore të menaxhuara nga një prodhues veturash në SHBA, shkruan CarBuzz.com.
Sistemi 9,5 megavat siguron 12,5 për qind të nevojave elektrike të fabrikës gjatë prodhimit të plotë, falë 33,600 moduleve diellore të shpërndara në një sipërfaqe prej 33 hektarësh pranë fabrikës.
Megjithatë, pyesni veten se ku janë delet në gjithë këtë histori? Gjegjësisht, fermat diellore kanë nevojë për tokë të fortë, prandaj erozioni është problem. Për të parandaluar këtë proces, bari ndihmon shumë, por duhet mirëmbajtur që të mos rritet mbi panelet diellore – kjo është puna e deleve.
Kullotja adaptive me dele është një mënyrë efikase dhe me kosto efektive për të kontrolluar vegjetacionin dhe për të zvogëluar rrezikun e erozionit në impiantet diellore në shkallë të gjerë. Delet mbajnë barin të ulët përmes kullotjes dhe nëpërkëmbjes, dhe panelet diellore ofrojnë hije për delet, duke reduktuar stresin e nxehtësisë në mes të verës”, tha Loran Shallenberger, menaxheri i projektit të energjisë rigjeneruese të VW.
Volkswagen thekson se është e rëndësishme të punësohen vetëm dele për këtë rol, sepse dhitë, të cilat mund të ushqehen me bar, priren të kërcejnë mbi panelet diellore dhe të përtypin tela. /Telegrafi/