Van Jason, një pilot dhe videograf kinematografik i dronit FPV, dhe Julio Carvajal, pilot i cili e drejton një klasë virtuale mbi kinematofrafinë FPV, janë ata të cilët me anë të dronëve FPV kanë mundësuar që njerëzit të mund të shohin disa vende që më parë ndoshta as nuk e kanë ditur që ekzistojnë.
Përderisa dronët për xhirime kanë qenë prej vitesh, FPV ka hapur mundësi të reja për videografët dhe krijuesit e përmbajtjes.
Pilotët shohin transmetimin e drejtpërdrejtë nga dronët, me anë të një palë syzeve. Këta dronë u lejojnë atyre të regjistrojnë një sërë fotografish, ndërsa fluturojnë gjithashtu me shpejtësi jashtëzakonisht të larta duke krijuar video më dinamike dhe me ritme të shpejta, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv
“Është sikur të jesh zog. Mund të fluturosh ku të duash”, shpjegon Van Jason.
Qëllimi i Jason është të zbulojë mrekullitë natyrore të botës në gjithë lavdinë e saj madhështore. Në udhëtimin e tij për në Venezuelë, ai kapi fotografinë e ëndrrës së tij, zhytjen poshtë Ujëvarës Angel, ujëvara më e lartë në botë.
Julio Carvajal dikur student i Van Jasonit, kohët e fundit në Guatemalë kapi duke shpërthyer vullkanin Pacaya.
Duke marrë shikuesit në një “udhëtim vizual” mbi lumenjtë e lavës së nxehtë, Carvajal kishte vetëm një gjë në mendje gjatë fluturimit: “Shpresoj të mos e humbas këtë dron sepse pamjet janë të çmendura,” thotë Carvajal.
Nga majat e maleve Dolomite të Italisë deri në ujërat e kaltër të Xhamajkës, Jason dhe Carvajal përdorin FPV për të treguar histori.
Pas mijëra orëve kërkime, studime dhe praktika, të dy thonë se kanë plane për të eksploruar pjesë të reja të botës me dronët e tyre FPV.