DHIMBJE/ Sot u varrosën prindërit dhe dy fëmijët binjakë (VIDEO)

Qindra qytetarë ua dhanë lamtumirën e fundit  Avni  Ametit, bashkëshortes së tij Xhihan Ametit dhe dy binjakëve të tyre Alban dhe Luan Ameti.

Djali axhës së Avniut, Sevim Ameti me lotë në sy, shprehet se dhimbja ju ka shtuar ende më shumë, sepse nuk kishin asnjëherë informacion të saktë sa i përket viktimave.

SEVIM AMETI-DJALI AXHËS SË AVNI AMETIT

“Nuk përshkruhet me fjalë kjo tragjedi e madhe siç ka ndodhur ajo, edhe kjo është caktim i Allahu, ne krejt kemi lind edhe krejt kemi me vdek, por Zoti e ka lanë arsyen që me vdek prej diçka. Por një që jemi tepër të zhgënjyer, me qenëse shtetet i kanë pasur në dorë këto punë, por nuk kemi pasur asnjëherë një informacion të saktë, lajmërime kemi pasur të ndryshme jo sot jo nesër ama asnjëherë të saktë, ajo neve naj ka shtu dhimbjen ende më shumë”.

Djali axhës më tej tregon edhe kur ka folur për së fundi herë me Avniut deri sa ishte ai në Turqi.

SEVIM AMETI-DJALI AXHËS SË AVNI AMETIT

“Më e rënda ka qenë se para se me nis prej Turqisë për në vendlindje, kemi folur 40 minuta edhe kët e ceki se pushim më të mirë nuk kam kaluar asnjier pos ksaj herë dhe i thash inshalla knaqesh gjithmonë, kjo ishte biseda e fundit që kam pasur me ta”.

Sevim Ameti kërkon që sa më shpejtë të zbardhet ky rast dhe të dalë e vërteta e gjithë kësaj tragjedie, që sipas tij për një kohë të shkrutër të përfshihet ashtu autobusi nga flaka është e palogjikshme.,

Ndërsa një kushëri tjetër përkujton Avniun si djalë shumë të mirë dhe puntor.

KUSHERI

“Djali i mirë ka qenë shumë, ka punuar në Gjermani një kohë të gjatë, por Zoti e ka shkru kështu me ndodhë. Kur e morëm lajmin se ka ndodhë në Bullgari këmbët nuk na mbajshin se bash familje e kemi pasur, çka me ba Allahu inshallah ja fal gjynahet, dera u mshel mo”.

Cerominia e varrimit u bë në fshatin Vishticë të Kumanovës, ndërsa prezent ishin qyetarë, ftyra publike dhe shumë hoxhallar nga gjitha vendet.

Burimi: TV SHENJA