Shkrimtari Paulo Coelho ka fshirë draftin e librit për fëmijë, për të cilin po punonte me Kobe Bryantin, duke thënë se pa yllin e madh të basketbollit “ky libër ka humbur arsyen”.
Coelho tha se Bryant donte që ky libër t’ju dedikohej fëmijëve të privuar, që përmes sportit ata t’i mposhtin telashet e tyre. Kështu, përmes kompanisë së tij “Granity Studios” punonte me shkrimtarë për të publikuar një seri të librave me sport e magji.
“Bryant ishte gjithmonë i interesuar për të bërë një libër që do të jetë shembull i mirë për fëmijët”, ka shtuar ai. “Një ditë mund të shkruaj për gjërat që mësova nga Kobe dhe se si ishte më i madh se jeta. Por, libri për fëmijët më nuk ka kuptim”.
“I dashuri Kobe Bryant, ti ishe më shumë se një lojtar i madh. Kam mësuar shumë nga koha që u shoqërova me ty. Do ta fshijë drafin menjëherë. Ky libër e ka humbur arsyen”, u shpreh Coelho.