Një blogger adoleshent nga Teksasi përplasi makinën 3.4 milionë dollarëshe të babait, teksa po e ekspozonte në rrjete sociale. Gage Gillean, 17 vjeç, e përplasi super makinën miliona dollarëshe Pagani Huayra Roadster në një pemë në Dallas.
Adoleshenti, i cili ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Youtube fatmirësisht nuk pësoi lëndime serioze. “Faleminderit Zotit për këtë shans të dytë. Përplasje mund të kishte lënë pasoja më të rënda ndoshta dhe vdekje”, shkroi më vonë ai në Inastagram krahas imazheve të makinës së dëmtuar.
Makina sportive, përmban një kabinë me fibra karboni dhe mund të arrijë deri në 96 km/orë në 3 sekonda. Sipas Carbuzz, vetëm 100 modele të tilla janë lëshuar në të gjithë botën. /abcnews.al