Kur nazistët dogjën libra, sepse qenë “jo-gjermanë”, një njeri zgjodhi t’i ruante ato për brezat e ardhshëm.
“Kjo literaturë përfshin më së shumti libra të publikuar para vitit 1933,
të cilët u bënë “halë në sy” për nazistët, për arsye të ndryshme”, shprehet Gerhard Stumpf, bibliotekar në Universitetin e Augsburgut.
“Shumë prej tyre ishin autorë hebrenj, të tjerët socialistë ose komunistë, si dhe autorë që ishin kundër luftës dhe patën provuar dhimbjen e Luftës së Parë Botërore”.
Që nga viti 1976 deri sa vdiq më 2013, Georg P Salzmann mblodhi rreth 12,000 libra që ishin ndaluar dhe djegur nga nazistët, pasi ishin “jo-gjermanë”.
Babai i tij vrau veten më 1945, kur Georg ishte një adoleshent. Ajo që u bë libraria e Librave të Djegur iu shit Universitetit të Augsburgut më 2009 dhe tashmë është e hapur për publikun.