Manifestimi “Bazar vjeshtor 2019” nesër do të hapet në parkun përballë ndërtesës së Komunës së Butelit. Krahas nikoqirit, në bazar do të marrin pjesë 37 artizanalë me produktet e tyre nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Kroacia dhe Turqia.
Bazari, i cili organizohet me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së çlirimit të Qytetit të Shkupit, do të hapet edhe të enjten, 14 nëntor.
Organizator i manifestimit është Shoqata e artistëve artizanalë “Arti Kraft” – Shkup, ndërsa nën mbështetjen e Komunës Butel.