Startup-i sllovak dëshiron të sjellë “makinën fluturuese” më afër shoferit mesatar.
Ka arsye logjike pse makinat fluturuese nuk janë “pranuar” nga blerësit e mundshëm. Para së gjithash, ato janë të shtrenjta. Së dyti, ato janë kryesisht jopraktike.
Kompania sllovake AeroMobil ka një mekanizëm që lejon palosjen e krahëve, por kjo “makinë” është ende mjaft e gjatë.
Megjithatë, fluturimi kërkon certifikata speciale, autorizime me rregullore strikte që do të pengonin shumicën e njerëzve të blejnë një automjet të tillë.
Por pavarësisht nga të gjitha këto sfida, sllovakët mendojnë se mund të tërheqin mjaft entuziastë për të paguar për automjetin e tyre.
Kompania sllovake ka dhjetë vjet që punon për prototipet e makinës fluturuese dhe këtë vit u shfaq versioni përfundimtar, të cilin me optimizëm duan t’ua dorëzojnë klientëve të parë në vitin 2023.
Fluturon me 260 kilometra në orë, që është, të themi, më ngadalë se supermakina mesatare, por ju lejon të shmangni bllokimet e trafikut.
Me një rezervuar plot, ai mund të përshkojë rreth 740 km. Për t’u ngritur i duhet një rrugë rreth 400 metra.
Shpejtësia e ngjitjes është 360 metra në minutë, gjë që nuk e bën shumë praktik ngritjen në qendrat e mëdha urbane.
Pra, pothuajse gjithçka që kemi parë në filma kur bëhet fjalë për makinat fluturuese është një iluzion, dhe përsëri, kjo nuk duhet të na habisë shumë.