Pasi që po paralajmërohet se bota mund të preket për herë të dytë, madje edhe për herë të tretë nga kjo pandemi, studiuesit thonë se të paktën deri në vitin 2021, nuk pritet rikthim i linjave ajrore në normalitet.
Mirëpo, kompanitë ajrorë më të mëdha në botë po planifikojnë vazhdimin e fluturimeve duke vendosur kështu rregulla të reja që sigurojnë shëndetin e udhëtarëve, transmeton arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni 15 rregullat të përgatitura nga kompania SimpliFlying, të cilat do të ndryshojnë zakonet e fluturimeve pas pandemisë,
- Dizajni i avionëve mund të ndryshojë rrënjësisht
Firma italiane e projektimit Avio Interiors, ka krijuar kafaze që minimizojnë kontaktin e pasagjerëve me njeri-tjetrin.
Ky dizajn , i quajtur “Janus”, kthen karrigen e mesme në anë të kundërt dhe posedon një mbrojtëse transparente në mes të udhëtarëve.
Por, një kompani franceze Florian Barjot ka krijuar një mburojë të lëvizshme “PlanBay” që vendoset në karrigen e mesme dhe mbron udhëtarët gjitha anët, përcjellë arbresh.info.
- E ngjashme me klasën e biznesit dhe ekonomisë, mund të krijohet një “klasë në distancë sociale” .
3. Mund të vendoset rregulli i testimit të gjakut para ose pas fluturimit.
4. Matja e temperaturës së udhëtarëve para fluturimit, do të bëhet një normë e re
5. Do të jetë e detyrueshme të mbani maskë gjatë fluturimit
6. Harroni të gjitha fluturimet e mbushura me njerëz. Koha e fluturimit do t’ju tregohet pasagjerëve përmes mesazheve.
7. Biletat e fluturimit mund të jenë më të shtrenjta.
8. Mund të përhapet përdorimi i kabinave që dezinfektojnë tërë trupin. Aeroportet dhe aeroplanët mund të pastrohen nga robotët.
9. Mund të lind nevoja e sterilizimit të veçantë të valigjeve
10. Edhe terminalet dhe kabinetet e avionëve mund të jenë pa kontakt.
11. Shërbimi i udhëtarëve me pije dhe ushqim, tashmë ka mbetur në histori.
12. Gjatë fluturimit, personeli i pastrimit mund të jetë pjesë e ekuipazhit të kabinës së fluturimit.
13. Mburojat e pleksiglasit mund t’i gjeni kudo.
14. Përveç pasaportës, mund t’ju duhet të tregoni certifikate shëndetësore para se të pranoheni në fluturim.
15. Mund t’ju duhet të shkoni më herët në aeroport/arbresh.info/