“Mëngjesi i kinemasë” me dhjetë filma për fëmijë në Kinotekë

Me filmin artistik gjerman “Rafi” me regji të Arend Agte, sot në mesditë në Kinotekë do të fillojë programi i filmave për fëmijë “Mëngjesi i kinemasë” që organizohet çdo vit gjatë kohës së pushimeve të dimrit. Programi për audiencën më të re deri më 18 janar do të shfaqë dhjetë filma artistik dhe të animuar nga produksioni më i ri, kryesisht evropian – nga Gjermania, Danimarka, Italia, Rumania, Austria, Franca, por edhe të animuar nga Japonia. Nesër pasdite do të shfaqet animacioni rumun “Rruga e shpresës”, ndërsa në ditët e vijuese të programit janë “Qendra e botës time”, “Pas gjurmëve të babait tim”, “Zotëria Moll dhe fabrika e çokollatave”, “Ndihmë, i zvogëlova prindërit”, “Mirai”, “Haker”, “Problem i dyfishte dhe pasqyra magjike” dhe “Djali fantazmë” me të cilin më 18 janar do të mbarojë programi. Bileta për projeksionet është 100 denarë.