Shqipe Mehmeti nga Maqedonia e Veriut ka prezantuar në Shkodër punimet e saj, punime ku shtjellohen paragjykimet ndaj gruas në Ballkan, transmeton Portalb.mk.
“Ekspozita ka të bëjë me çështjen e gruas pikërisht në këto trojet e Ballkanit. Me paragjykimet, me frustrimet, ka të bëjë edhe me dhunën në familjen”, deklaroi Mehmeti për TopChannel.
Raportohet që përpara se të hapë ekspozitën e parë personale “Fragile” në ambientet e Galerisë ODA në qytetin e Shkodrës, ajo ka marrë pjesë në më shumë se 200 ekspozita në vende të ndryshme të botës.
“Gjithashtu si artiste mundohem të flas hapur për seksualitetin e femrës, për dëshirat e saj, siç thash edhe për frustrimet nga ana tjetër, sepse ne si femra në Ballkan, mentaliteti na shtyp në një mënyrë”, sqaroi Mehmeti.
Ajo shprehet se ka ndjerë nevojën për t’u shprehur përmes kësaj ekspozite.
“Ndjeja nevojë për t’u shpreh, si një femër shqiptare që jam në Maqedoni, ku mentaliteti e bën të veten. Pra e dijmë ne se në gjithë Ballkanin është i njëjti mentaliteti”, deklaroi Mehmeti.