Në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet Festivali i Xhazit duke filluar prej sot deri më 24 tetor, festival i cili do të fillojë me skena skandinave të xhazit, transmeton Portalb.mk.
“Nga sot e deri më 24 tetor në Operën dhe Baletin Nacional dhe në kinemanë “Frosina”,do të mbahet edicioni i 40-të i Festivalit të Xhazit në Shkup.Në Festival do të performojnë 11 performues nga Maqedonia e Veriut, Evropa, Kuba dhe nga SHBA”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.
Disa nga pjesëmarrësit janë: Mats Gustafson me saksofon, bas Linda Mej Han O, Mur Mader, Dudu Kojate, Mats Gustafson, Jakob Bro, treshja e xhaz pianistes Tanja Xhanuli dhe Shejk Stu.
“Festivali do të përfundoj me koncert të pianistit të njohur kubanez Robert Fonseka dhe treshes së tij. Programi shoqërues i Festivalit këtë vit përfshinë ekspozitë të afisheve të Festivalit të xhazit në Shkup me titull “Complicate Simply!”,pastaj shfaqje premierë të dy filmave dokumentarë të rëndësishëm”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, duke shtuar që do të ndahet Çmimi tradicional për muzicientin – xhaz më të mirë për vitin 2021.