Ditën e shtunë më 14 gusht në Parkun e Qytetit të Strugës, do të mbahet edicioni i 9-të i Festivalit i Muzikës Klasike Serioze Shqiptare. Në këtë koncert do të marrin pjesë personalitete të njohura të muzikës klasike shqiptare dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula dhe dirigjentit të talentuar Gridi Kraja. Koncerti organizohet nga shoqata artistike “Allegreto” që është pjesë e festivalit Muzika Klasike Serioze Shqiptare dhe është hera e dytë që organizon festivale të tilla në qytetin e Strugës. Në këtë koncert do të marrin pjesë anëtare të Filarmonisë së Maqedonisë, por do të ketë pjesëmarrës edhe instrumentistë që kanë diplomuar në Universitetin e Tetovës dhe atë të Shkupit. Po ashtu në këtë koncert do të ketë edhe romansa të njohura shqiptare nga kompozitorët si Avni Mula dhe romansa të tjera vokale.